LSI: Sot vendoset ose luftë ndaj drogës, ose qeveri e drogës. Rrugë tjetër nuk ka

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar para vendimit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, lidhur me mandatin e Saimir Tahirit.

Vasili shprehet se sot është koha që PS të vendosë, ose do të ketë luftë ndaj drogës, ose do të bëhet përfundimisht pjesë e narkotrafikut.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Megjithese mbledhja keshillit te rregullores per heqjen e imunitetit zhvillohet me dyer te mbyllura,por kjo nuk ka asnje rendesi.

Ne fund ka vetem nje vendim:
Ose vote pro luftes ndaj droges dhe clirim nga narkoqeverisja ose kunder luftes ndaj droges dhe vazhdim te narkoqeverisjes se droges dhe krimit; qendrim te trete nuk ka.

SHKARKO APP