LSI: Të vihen para drejtësisë edhe zyrtarët e tjerë që kemi denoncuar
Pas arrestimit të Lefter Kokës, nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho thotë se para drejtësisë duhet që të vihen edhe zyrtarë të tjerë që kjo forcë politike ka denoncuar. Po ashtu ajo shprehet ndër të tjera se në denoncimet që kanë bërë ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë që kanë abuzuar me fondet publike.
”Ky hap i jep të drejtë gjithë kallëzimit që bëri LSI-ja në tetor, por nga ana tjetër mendoj që dhe zyrtarë të tjerë jo vetëm në aferën e inceneratorëve, por në shumë afera që ne kemi denoncuar do të duhet të vihen para drejtësisë.
Priten shumë dosje që të shqyrtohen dhe të hetohen nga SPAK, dhe pa-diskutim që pritshmëria është shumë e madhe ndaj këtij institucioni që u krijua për të goditur sferat e larta të politikës dhe të zyrtarëve të lartë që abuzojnë me fondet publike.
Ne presim drejtësi, presim zbardhjen e kësaj afere. I janë bërë rreth 400 milion euro i janë bërë dëm buxhetit shtetit”,-tha në ”Ora News”.