Lu: Drejtësia njësoj si në Pakistan. Moisiu: Presidenti të zgjidhet nga populli

 

Një konstatim i hidhur vjen nga ambasadori i SHBA-së në Shqipëri i cili e krahasoi sistemin tonë të drejtësisë me atë në Pakistan.
Në një tryezë të thirrur nga Forumi Civil për çështjet e drejtësisë, paraditen e 16 shtatorit 2015, edhe diplomati gjerman kërkoi bashkëpunim politik për reformën në drejtësi që përbën dhe një kusht të fortë të BE-së për integrimin.

Tiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Lu, e ka karahasuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri të ngjashëm me ate të Pakistanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë konstatim shqetësues ai e bëri publike në tryezën e Forumit Civil për reformën në drejtësi, kur kërkoi që të mos lejohen poltikanë dhe gjyqtarë të korruptuar, të fitojnë ndaj transformimit te sistemit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Donald Lu: “Pakistani sigurisht është një vend i ndryshëm nga Shqipëria. Në të dyja vendet ne shqetësohemi  për gjyqtarë të korruptuar, politikanë kriminelë dhe një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre. Gjykatës, prokurorë e politikanë të korruptuar dhe të paaftë do ti kundërpërgjigjen kësaj reforme ne nuk duhet ti lejojmë ata të fitojnë.

Nëse s’e bëni tani humbni 10 vjet 

Ndërsa Amabasadori Gjerman Helmut Hoffman, e zhvendosi debatin në një tjetër këndvështrim duke i kujtuar qeverisë shqiptare kushtin e integrimit, reformën në drejtësi. Hoffman, tha se problemet e drejtësisë reflektohen dhe tek mungesa e investimeve huaj në vend.

Helmut Hoffman: “Unë uroj që të gjendet mënyra që të pastrohet sistemi nga këto mollë të kalbura. BE luan një rol të rëndësishëm në këtë reformë dhe nëse do ta humbisni këtë mundësi tani, keni për ta humbur për 10 vjet. Të gjithë duhet të kontribuojnë edhe minoranca edhe mazhoranca, zgjidhja më e mirë është të diskutohen problemet”

Drejtuesi i forumit civil, ish/Presidenti Alfred Moisiu, kërkoi që në kuadër të reformës në drejtësi, sistemi të kalojë në skaner për të evidentuar problemet reale, në menyrë që ndërhyrjet të qëndrojnë në kohë.

Gjithashtu Z. Moisiu, sygjeron që në ndryshimet kushtetuese të përfshihet dhe zgjedhja e presidentit duke ofruar si formulë votën popullore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?