Lu: Mos lejoni politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar të fitojnë

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu deklaroi sot gjatë një tryeze të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi, se me anë të kësaj reforme nuk duhen lejuar politikanët, prokurorët e gjyqtarët e korruptuar të fitojnë.

“Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar ku më të pasurit e blejnë drejtësinë”, tha ai.

Sipas Lu, të korruptuarit nuk duhen lejuar të fitojnë, pasi ata me shumë gjasa do ta kundërshtojnë këtë reformë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi të shqetësuar për gjykatës, prokurorë dhe politikanë të paaftë që do t'i kundërpërgjigjen kësaj reforme. Ne nuk duhet t'i lejojmë ata të fitojnë. Kjo është tejet e rëndësishme për këtë brez, për fëmijët nipërit dhe mbesat tuaja”, ambasadori amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?