Lu: Shqipëria ka zëra kurajozë që flasin kundër dhunës ndaj gruas

Ambasadori amerikan Donald Lu në në forumin e hapur për barazinë dhe kundër dhunës ndaj gruas ka deklaruar se në Shqipëri ka zëra kurajozë që flasin kundër dhunës ndaj gruas në familje.

Donald Lu: Dhuna në familje ndodh rreth e rrotull nesh. Një në tre gra janë rrahur ose abuzuar në botë. Më shpesh abuzues janë anëtarët e familjes. Pa përfshirjen aktive të burrave nuk do të përparojmë në këtë drejtim. Shqipëria ka zëra kurajozë që flasin kundër dhunës ndaj gruas.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili tha se duhet të bëhemi bashkë për të mbrojtur familjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?