Lu, Vlahutin e Borchardt në zyrën e Metës

Pas takimit me kreun e PD, pak pasi përfundoi protesta, ambasadori i SHBA Donald Lu po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Takimi ka nisur para disa minutash dhe po zhvillohet tek Kryesia e Kuvendit.

Të pranishëm në takim janë dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin dhe ambasadotri i OSBE Bernd Borchardt.

Mendohet që temë e takimit është situata politike duke qenë se sot priten negociatorët e PPE për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?