Luan Rama: Duhet dekriminalizim i policisë

Ideja e krijuar se LSI po prish koalicionin është vetëm një zhurmë”. Ishte kjo deklarata e numrit dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i ftuar në Abc News.

Ndërsa mbrojti, ministrin e Mjedisit që vjen nga LSI, Rama tha se “reagimi i Lefter Kokës është reagim i një qytetari të përgjegjshëm për parregullsitë në Durrës”.

Në të njëjtën linjë, si dhe zyutarë të tjerë të LSI, Luan Rama ka bërë kritika për punën e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Policia nuk e ka kryer me sukses detyrën për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Shqipëria është e mbushur me kanabis dhe këtë e ka pranuar edhe Kryeministri dhe ministra. Kultivimi i kanabisit në zonat e Shqipërisë nuk mund të bëhet pa pasur mbështetje nga policia. Mbjellja e sipërfaqeve të mëdha me kanabis nuk mund të bëhet pa prapavijë politike. Detyra e policisë nuk është që të korrë kanabisin, por të parandalojë kultivimin e tij

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas nënkryetarit të LSI-së edhe policia duhet të dekriminalizohet. Sa i përket votimit elektronik, një kërkesë nga disa parti opozitare ai deklaroi se: “Tashmë nuk është e mundur që të bëhet votim elektronik për zgjedhjet e ardhshme, nuk ka kohë”.

Në lidhje me kërkesën e Ilir Metës, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Klement Balilit, Luan Rama tha se: “Metës i është kërkuar nga SHBA që të ushtrojë ndikim maksimal për arrestimin e Klement Balilit. Balili nuk ka asnjë mburojë nga LSI, por deri tani ka pasur moskordinim mes institucioneve”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?