Luan Rama, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI
Politikë E Premte, 14 Maj 2021 10:28
Luan Rama do të jetë kryetari i ri i Grupit Parlamentar të LSI-së. Vendimi është marrë pas propozimit që Petrit Vasili, i cili e mbante deri sot këtë post, të emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Vasili zëvendëson në ministri Ylli Manjanin, i cili u shkarkua sot nga kryeministri Edi Rama.
Luan Rama është një prej politikanëve më aktiv të LSI, kryesisht në debatet në media.