FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: LSI, dimensioni human i qeverisjes

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur konventat zgjedhore në Bashkinë e Tiranës. Bëhet e ditur se LSI ka zgjedhur forumet drejtuese në njësinë administrative nr. 7.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, deklaroi se “solidariteti dhe transparenca janë vlerë thelbësore e Lëvizjes Socialiste për Integrim. “LSI-ja në njësinë nr. 7 është pararoje e veprimit dhje solidaritetit. Zbatimi i parimeve demokratike janë normë pune në gjithë veprimtarinë e LSI-së”, shtoi ai.

Më pas ai shtoi se forca e LSI-së është solidariteti me qytetarët. “LSI ofron shanse për të gjithë dhe është partnere e vendosur për interesat e qytetarëve. LSI është dimensioni human i qeverisjes”, vijoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas nënkryetarit Rama, LSI është një shans për të gjithë ata që e duan Shqipërinë e vlerave euro-amerikane. Të deleguarit e LSI-së te kryesia e njësisë nr. 7 ishin Luan Rama,  Endrit Brahimllari, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Edmond Haxhinasto.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?