Luan Rama: Nuk është sistemi por vullneti i kryetarit që i sjell kriminelët në parlament

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama, thotë se nuk është sistemi që mban larg kuvendit personat me precedent penalë.

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, ai thotë se gjithçka varet te vullneti i kryetarit të partisë, pasi i njëjti sistem aktualisht ofron dy modele të ndryshme te mazhoranca dhe opozita.

“Ka shumë populizëm dhe pak argumenta. Sistemi aktual është problematik. Në sistemin aktual kemi dy modele. Nga kryetari i PS kanë ardhur në parlament njerëz me begraund kriminal, nga kryetari i PD dhe LSI nuk ka të tillë. Ashtu sikundër pa këtë sistem, me atë mazhoritar kemi kryebashkiakë me begraund kriminal. Nuk është sistemi që i sjell kriminelët në parlament është vullneti i  kryetarit të partisë”, u shpreh Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?