FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: Prokuroria të hetojë asgjësimin e drogës nga policia

Placeholder Image

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, bashkëndan shqetësimin e kryeprokurorit për asgjësimin e lëndëve narkotike sipas protokolleve të mirëpërcaktuara me ligj. Ish-ministri i Brendshëm Rama, në një intervistë për “ABC News” shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime për vërtetësinë e asgjësimit të hashashit nga zyrtarë të policisë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=55IVPaJbMjA” width=”560″ height=”315″]

Deklarata e prokurorit të Përgjithshëm nuk e ka surprizuar kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, i cili në fund të marsit e ngriti ketë shqetësim në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime për vërtetësinë e asgjësimit të hashashit nga zyrtare të policisë. Luan Rama me cilësinë edhe të anëtarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare thotë se kryeprokurori Llalla nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata publike, por të nisë hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimit dhe ndëshkimit ligjor, thotë Rama, duhet të shtrihen nga efektivi më i thjeshtë i policisë deri në zyrtarin më të lartë partiak, nëse rezulton i përfshirë në mbrojtjen apo kultivimin e trafikantëve të drogës.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së njëherazi edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndryshimi i ministrit të Brendshëm ka sjellë frymë pozitivë në luftën kundër drogës.

Sipas Ramës, të gjithë institucionet ligjzbatuese në vend, duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që të hiqet Shqipëria nga lista e zezë e ndërkombëtareve, si vend i kultivimit të hashashit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?