Luan Rama: Rama i kërkoi dorëheqjen Manjanit. S’kemi gjë me Tahirin
Deputeti i LSI-së, Luan Rama gjatë intervistës së dhënë për “Top Story”, ka folur për shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë.meta-dhe-manjani
Pyetjes përse erdhi shkarkimi i tij, Rama iu përgjigj se largimi nga ardhur pas një konflikti të gjatë mes kryeministrit Rama dhe Manjanit.
“Nuk ka ndonjë gjë për t’u çuditur. Koalicioni ka ulje ngritje dhe dhimbjet e veta.
Krizë në koalicion? Apo akt personal?
Nuk e shoh bardhezi. Prej kohësh mes Manjanit dhe Ramës ka pasur një mori problemesh”, u shpreh deputeti i LSI-së.
A është e vërtetë se Meta i ka kërkuar dorëheqja dhe Manjani e ka refuzuar?
Di që dorëheqja i është kërkuar nga Rama, por që ai e ka refuzuar.
Sulmet ndaj Tahirit?
Ka një keqkuptim, nuk ka asnjë sulm ndaj Saimir Tahirit. Nuk ka asnjë sulm ndaj Ministrisë së Brendshme apo Policisë së Shtetit.
Reagimet kanë qenë emocionale.

