FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: Shqipëria është në një krizë institucionale politike dhe se kriza themelore është kriza e zgjedhjeve

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama u shpreh se Shqipëria është në një krizë institucionale politike dhe se kriza themelore është kriza e zgjedhjeve.

Ai tha se qytetarët nuk kanë besim se do lexohet vullneti i tyre përmes votës.

“Fakti është se Shqipëria është në një krizë institucionale politike, e kushtetuese që kërkon zgjidhje. Kriza themelore është kriza e zgjedhjeve. Ne jemi koherent për qëndrimet tona dhe mendojmë se Shqipëria duhet të realizoje zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse do ishte zgjidhur çështja e zgjedhjeve atëherë nuk do ishim këtu. Problemi i zgjedhjeve ka krijuar të gjithë problemet e tjera. Qytetarët nuk kanë besim se do zhvillohen zgjedhje që të lexohen vullneti i qytetarëve. Ligji parashikon që raundi nga raundi për president duhet të jetë jo më pak se 7 ditë. Para 5 vitesh janë bërë 2 raunde brenda ditësh dhe formalisht nuk është e jashtëligjshme. Letra drejtuar KQZ-së ishte një shprehje vullneti që kërkonte të interpretohej ligji. Pra pa shkelur ligjin të mundësohet që edhe opozita të përfshihet në proces, pasi zgjedhjet pa opozitën janë paradoks”- tha Luan Rama në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?