Fatos Lubonja: Kush krijon parti para zgjedhjeve është delirant ose i blerë nga Rama
Analisti Fatos Lubonja ka folur për krijimin e partive të reja në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, mes të cilave është edhe ajo e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”.
I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Lubonja ripërsëriti qëndrimin e tij se kush krijon parti para zgjedhjeve ose është delirant, ose i blerë nga Edi Rama.
Sipas tij, ai që do t’i provojë këtij populli se ka ca ideale, e krijon partinë pas zgjedhjeve.
“Debati është nëse këta që po krijojnë parti të re janë të blerë nga Rama. Nga kultura politike që njoh në 30 vite, por dhe nga ana parimore, kush bën parti para zgjedhjeve ose është delirant, ose i blerë nga Rama. E them këtë, sepse nga ç’ka kemi provuar dhe nga ç’ka provuar historia, partitë duhen krijuar pas zgjedhjeve. Edhe po të isha vetë, kështu do të veproja, në mënyrë që t’i bindja shqiptarët- theksoi Lubonja.
Akuza e Fatos Lubonjës ka patur shumë like në facebook.