Lubonja: Mosbindja civile, shkalla e fundit para një revolte si në 1997

Fatos Lubonja deklaroi se mosbinjda civile është pjesë e demokracisë. Për të, kjo mosbindje vlen për të shpëtuar fëmijët dhe jo për të sjellë Lulzim Bashën në pushtet.

Sipas Lubonjës, duhen protesta më të gjera. Analisti u shpreh se mosbindja civile është shkalla e fundit para një revolte si në vitin 1997.

“Mosbindja civile është pjesë e demokracisë. Kjo nuk është për të sjellë Bashën në pushtet, por për të shpëtuar fëmijët. Nuk është vetëm Kukësi, por e gjithë Shqipëria dhe duhen protesta sa më të gjëra. Dhuna nuk është e nevojshme nëse njerëzit bashkohen. Kuptimi i kësaj mosbindjes civile është se nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar. Ata arrestojnë njerëzit për djegien e një kabine. Mosbindja çivie mendoj se është shkalla e fundit përpara një revolte siç ka ndodhur në Tunizi apo siç ndodhi në 1997 në Shqipëri”- u shpreh Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në “News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?