Lubonja: Rama po bën show, Basha tregoi moskoherencë në votimin për Vetting-un
Për analistin Fatos Lubonja, Reforma në Drejtësi është një dështim. Për të ka një moskoherencë nga Lulzim Basha në votimin e Vetting-ut. Po ashtu Lubonja solli në vëmendje faktin që Basha nuk zgjodhi të votonte miratimin e Vetting-ut, por votoi shtyrjen e saj. Nga ana tjetër, analisti Lubonja e cilësoi Reformën në Drejtësi si një show nga kryeministri Edi Rama.
”Vetting-u ishte një proces i turpshëm i Edi Ramës me ndërkombëtarë të korruptuar. Ato ligjet e Vetting-ut nuk i ka aprovuar Basha, atëherë kur i aprovoi Meta. Basha aprovon tani shtyrjen e vettingut. Jemi në regjistra të ndryshme. Vetting-u është bërë keq, në mënyrë selektive dhe kemi provën.
Vetting-u bëhet të ketë një drejtësi, një SPAK ku të mos kemi më kamikazë të partisë në pushtet, por drejtësi të pavarur. Të gjitha këto tregojnë që procesi i Vetting-ut ka qenë për të pastruar organet e drejtësisë nga ata që nuk ishin të kontrollueshëm nga PS”,-tha në ”News 24”.