Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luçiano Boçi: ”Burg” për gazetarët, rikthim i hijeve të së kaluarës

Intervista E premte, 30 Prill 2021 06:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë”, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Debati mbi nenin 13, e vendosi politikën përballë reagimit masiv të medieve. Në paketën ligjore të reformës në drejtësi, u lexua se do t’u rikthente censurimin mbi median. Në një intervistë për “Koha Jonë”, deputeti demokrat, Luçiano Boçi, njëkohësisht anëtar në Komisionin Parlamentar të Medies, shprehur se, opozita nuk ka qenë në dijeni dhe se:”Futja e medies në rendin e personave dhe enteve që nuk duhet të ushtrojnë “influenca të papërshtatshme”, një zgjedhje personale e drejtuesve politikë të maxhorancës, sipas së cilës “heshtja e medieve, është floriri” i shkëlqimit të rremë të qeverisjes së tyre”. I pyetur si lindi ky keqkuptim, e shprehur kjo nga ana e PS-së, Boçi thekson se është një keq mendim i atyre që kanë dorën e gjatë, që ndërhyrë në drafte pa dijeninë e palëve. Për kaosin në arsimin e lartë, Boçi pohon se nuk ka as njëfarë ndihme, as orientim, as transparencë. Për qeverinë teknike, deputeti pohon se, protestat masive popullore, janë të mundshme.

Swiss Digital

Z.Boçi, neni 13 i SPAK, u përfol se do përfshijë vetingun e medieve. Keni qenë në dijeni të ekzistencës së kësaj pike, e cila thekson se dënon ose kriminalizon si vepër penale ndërhyrjen në funksionet e prokurorisë së posaçme nga ana e medias. Cili është qëndrimi i opozitës?

Ndërfutja e medies në debatin për paketën ligjore të reformës ose për vetingun në këtë rast, ka të bëjë më parashikimin ligjor, në pikën 3 të nenit 13, të ndalimit të funksionit saj. Më saktë të censurimit të saj dhe pengimit të shprehjes së opinioneve, konsideratave, por dhe të investigimeve gazetareske, për veprimtarinë e institucioneve që krijohen, posaçërisht për SPAK-un. Përpos kësaj ligji parashikon, i lidhur me Kodin Penal dhe dënimin e gazetarëve dhe të medieve, ato në kundërshtim me këtë nen, ushtrojnë nëpërmjet veprimtarisë së tyre “influenca të papërshtatshme”. Togfjalëshi i zgjedhur si profil krimi i medieve, është sa evaziv aq dhe abuziv. Kjo sepse spektri i veprave që mund të përfshihen këtu është aq i gjerë, sa vetëm mos shkrimi i një germe të vetme, mund t’i mbajë larg gazetarët nga qelitë. Dhe kjo është as më shumë e as më pak veçse një rikthim i hijeve të së kaluarës. Një fikje e demokracisë me pasoja të paparashikueshme për vlerën dhe gjendjen e saj në vendin tonë. Ne nuk mund të vrasim lirinë në emër të lirisë. Ideja se media mund ta bëjë “pis” Reformën më duket e pavend dhe paranojake. Personalisht mendoj se një iniciativë e tillë, e pakuptimtë,  i ka dhënë “një aromë të pakëndshme” reformës. Tjetër gjë janë problemet që ka media në raport me lirinë në Shqipëri dhe tjetër gjë është kufizimi i lirisë së saj enblock. Për sa i takon dijenisë sonë, mund të them që ajo ka qenë zero. Futja e medias në rendin e personave dhe enteve që nuk duhet të ushtrojnë “influenca të papërshtatshme”, duket një zgjedhje personale e drejtuesve politikë të maxhorancës, pjesë dhe refleksion i një kulture të “re” të tyre, sipas së cilës “heshtja e mediave, është floriri” i shkëlqimit të rremë të qeverisjes së tyre. Qëndrimi ynë është kategorik. Kërkojmë heqjen e nocionit “media” nga pika 3 e nenit 13.

Kush fshihet pas nenit 13? Pse u hodh si tymnajë, papritur dhe pa dijeninë e Komisionit të Posaçëm, e më pas u tha se është një keqkuptim?

Së pari nuk është keqkuptim, por është një keq mendim nga ato që kanë dorën e gjatë për të ndërhyrë në drafte pa dijeninë e palëve. Së dyti nuk është hera e parë që kërkohet që në emër të “kohës së humbur” të kalohen “si pa mendje” paragrafë, formulime dhe fjalë, të cilat kanë një peshë specifike brenda kalkulimeve të pasojave ligjore dhe të menaxhimit të proceseve. Të gjitha këto me qëllimin e rritjes së ndikimit politik në një reformë, e cila duhet të qëndrojë jashtë ndikimeve politike. “Djalli fshihet në detaje”, megjithëse shprehje e konsumuar, i shkon më se miri përshtat këtyre tentativave. Mbajtja larg e “gjuhës” së medieve, duket se kërkon të ndikojë në përzgjedhjen subjektiv të “etalonit” të drejtësisë, në fshehjen ose mbulimin e shumë të vërtetave tre vjeçare, në çoroditjen e politikës dhe në trysnimin e plotë të saj, nën nxjerrjen e shumë pushtetarëve të sotëm të korruptuar si të pastër ose dhe personave të sistemit të drejtësisë, që do të kalojnë në “sitën” e vetingut, me lidhje të forta politike majtiste, si “pastër”. Është logjikë e veprimeve të Ramës të nisura me sulm ndaj “Agon Channel” si TV oponente, me kontrollin politik, që vendosi mbi AMA-n, me tentativën për të kriminalizuar shpifjen dhe me iniciativën për t’i mbyllur gojën portaleve on-line, blogjeve me ndryshimet e ligjit; “Për tregtinë elektronike”. Rama medien e ka të parën në axhendën e blerjes, thellë-thellë e urren pafundësisht, se e di që sado diktat të vendosë “koka e së vërtetës”, nëpërmjet urisë për të e profesionalizmit të gazetarëve, del mbi sipërfaqe.

PS-ja është shprehur se nuk ishte qëllim kufizimi i shprehjes, por duhet forcuar akoma më shumë për të eliminuar çdo lloj ndikimi të paligjshëm mbi punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve që do të jenë pjesë e strukturave anti-korrupsion?

Se si mund të forcohet liria e shprehjes duke “e varur në litar” atë, vetëm pinjollët e kohërave të dikurshme mund të na e rrëfejnë. Ndërsa “ndikim i paligjshëm” është i ndryshëm nga “influenca të papërshtatshme” që duket e shënuar në ligjin e propozuar. Kjo e dyta duket më “erotike”. Por jo vetëm kaq. Është dhe më cinike dhe si e tillë fsheh brenda një pasojë negativiste për atë çka duam të arrijmë-forcimin e demokracisë. Objektiviteti i veprimtarisë së punës së prokurorëve e gjyqtarëve nuk mund të gërvisht nga media, kur ky është i plotë dhe i integritet. Njëkohësisht brenda tyre ka dhe një lloj pohimi të shprehur si “pa dashje”, i cili duhet të na vendosë të gjithëve në alarm. Me deklaratat e saj maxhoranca “pranon” mungesën e lirisë së mediave. Dhe në emër të kësaj mungese, kërkon të mbysë dhe atë përqindje opozitarizimi që gëlon dhe që ka tendencë të shtohet. Ky është një pohim tragjik.

Jeni shprehur se maturantët janë përballur me mungesë së transparencës qeveritare për tarifat e studimeve. Çfarë po ndodh me arsimin e lartë?

Arsimi i lartë po vuan pasojat para të aplikimit të ligjit të ri antikushtetues. Duket se në të mungon orientimi dhe është zhytur pa dëshirën e tij në mbretërinë e kaosit. Vendosja e paargumentuar e një kufiri mesatareje si dhe heqja e maturës si provim hyrës kanë prodhuar një situatë ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Maturantët përjetojnë një çorientim total në lidhje me të ardhmen e tyre, procedurën e ndjekur dhe objektivitetin e procesit. Transparenca mungon në të gjitha nivelet jo vetëm te tarifat. Çështja e përllogaritjes së mesatares duket se u kalua, mes shumë debateve e vonesave, por ende nuk ka përfunduar, pasi maturantët, të cilët edhe sot nuk kanë në zotërim dëftesën e tyre, do të  ndeshen dhe me një përllogaritje tjetër të bërë nga universiteteve sipas gruplëndëve prioritare. Tarifat u shpallën si asnjëherë tjetër shumë ditë pas miratimit të kuotave dhe në mes të aplikimit. Universitetet deklaruan se nuk kanë rritje nga një vit më parë, kohë kur kuotat i përcaktonte ministria, krahasimisht me 2013, ato janë rritur deri në 30%. Kjo përkthehet në pamundësi ekonomike për shumë familje që kanë fëmijët e tyre në proces studimi. Ministria nga ana e saj nuk zbatoi detyrimin ligjor për të propozuar kufirin maksimal të tarifave. As ndihma, as orientimi, as transparenca.

Po me vonesën që po ju bëhet shpërndarjeve të teksteve shkollore, sidomos për rrethet. MAS nuk ka dhënë asnjë informacion për tenderin e pullave të librave, pse mbizotëron heshtja?

Heshtja ministrore është pjesë e demonstrimit të një papërgjegjshmërie të bërë tashmë rregull për shumë çështje e problematika serioze. Në rastin e vonesës për tekstet ajo është akoma më revoltuese kur dihet se procesi i përzgjedhjes së tyre ka kaluar përmes një rruge korruptive në të cilin janë pleksur drejtues të niveleve të ndryshme. Ca për interes ekonomik e ca për zell e detyrim politik, duke prodhuar të njëjtën melodi neveritëse tre vjeçare. Tenderimi në fjalë nuk është i ndryshëm nga të tjerë të bërë brenda kësaj ministrie dhe jashtë saj. Fituesi ose është ndonjë që e ka për herë të parë këtë aktivitet ose ndonjë që është krijuar për të fshehur emra të mëdhenj që “ja dinë kiminë parasë” së librave. Ky i fundit nuk shihet më si burim dije, por si burim pasurimi. Është këndvështrimi i ri “modern” i kësaj qeverisje arkaike.

Qeveria teknike për opozitarët mbetet ende një kërkesë, por si mund të arrihet. Mbeten protestat një ide nëse dështon kërkesa?

Qeveria teknike nuk është më një kërkesë, por kusht themelor për zgjedhje të lira e të ndershme. Me paratë e ardhura lumë nga deti i kanabisit, me policinë e zhytur deri në fyt në këtë mega kontrabandë, me organe tatimore të shndërruar në xhandarmëri politike, me një administratë të bërë fole e strehë e krimit, duket e pamundur që të funksionojë vota e lirë. Tashmë mund të pohohet se ne ekstremistë jemi në një situatë të jashtëzakonshme, gjë që imponon kalimin në qeveri teknike. Me Ramën që do luajë dhe njëherë gjithçka nga për gjithçka për të ruajtur privilegjin e të qenit në krye të bandës që drejton vendin, duket se nuk ka shpresa se do bëhet vullneti i sovranit. Në këto rrethana beteja jonë për këtë duhet të jetë frontale gjithëpërfshirëse dhe pa përjashtuar as protestat masive popullore.

Z.Boçi, tashmë që kandidaturat për zgjedhjet në Bashkinë Dibër janë bërë publike, si e shihni procesin dhe përfaqësim e opozitës në nivel lokal?  Është Dibra sfidë për opozitën?

Kemi njeriun e duhur, në kohën e duhur, për vendin e duhur, Dibrën. Z. Shehu mbetet një nga figurat më të spikatura të PD-së dhe përfaqësues dinjitoz i zonës. Njeri që reflekton maturi, profesionalizëm dhe përkushtim qytetar. Çdo dibran e gjen veten të identifikuar te vlerat e figurës së profesorit. Procesi nga ana tjetër ka peshën e specifikën e vet. Nuk ka dyshim që Rama do përpiqet me të gjitha mënyrat për ta marrë me çdo kusht këtë bashki. Ai e di mirë se humbja e saj është fillimi i fundit për të. Trysnimi i procesit sapo ka shpërthyer dhe loja e vërvitjes së shumave marramendëse sapo ka filluar. “Është lodër për kokë kjo”, thonë në Dibër. Dhe unë kam besimin se qytetarët do të dinë t’ia japin përgjigjen Ramës. Në këtë kontekst, kjo garë nuk është thjesht sfidë e opozitës, por pikë së pari sfidë e qytetarëve dibranë ndaj abuzivizmit dhe arrogancës me pushtetin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.