Lufta me flakët, Yuri Kim: Ekspertët amerikanë po punojnë me pilotët holandezë dhe çekë

Në luftën e forcave shqiptare ndaj zjarreve që kanë ”pushtuar” vendin, u janë bashkuar edhe ekipet nga SHBA-ja, Holanda dhe Çekia. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar këtë bashkëpunim, që për të ka prodhuar rezultate më të mira, ”ndërkohë që ka përmirësuar kushtet e sigurisë për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”,-shkruan ndër të tjera Kim në Twitter.

Postimi i plotë

Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët holandezë dhe çekë, që po ndihmojnë përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, ndërkohë që ka përmirësuar kushtet e sigurisë për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?