Luftë bandash në Tiranë, 3 të vdekur. Zbardhen motivet e masakrës (FOTO)
Tre të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përplasje me armë në Tiranë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:50 të pasdites në bulevardin ” Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore. Dyshohet se kemi të bëjmë me një përplasje mes dy grupeve, pasi siç shihet nga pamjet trupat (në foto) e dy të vdekurve gjenden në krahe të kundërta, njëri ne rruge pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe tjetri në krahun e Maternitetit në trotuar.
Ndërkohë personi i tretë që ka mbetur i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Policia ka nisur hetimet. Raportohet se janë arrestuar 3 persona të përfshirë në këtë ngjarje.
Njëri nga viktimat quhet Mentor Lufi, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë. Dy të tjerët janë, Besnik Sulku dhe Gerti Hoxha.
Pistat e hetimit ku është përqendruar policia janë 3 kryesore i thane lapsi.al. E para është prishja e pazareve të drogës në Holandë. Emri i Besnik Sulkut lidhet me një vrasje të ndodhur para pak vitesh në Roterdam të Holandës ku ai ka humbur një të afërm të tij. Policia lokale tha në atë kohë se bëhej fjalë për pazare droge të prishura. Pista e dytë është hakmarrja dhe e treta që po hetohet ka të bëjë me ndonjë konflikt për zotërimin e tregut të kromit në Bulqizë duke qenë se viktimat kanë prejardhje nga ky vend.
Shtetasit Mentor Lufi i kanë bërë atentat përpara disa muajsh në një lokal në qendër të Tiranës. Deri në këto momente policia ka njoftuar se ka ndaluar 5 persona që kanë lidhje me ngjarjes ndërsa janë shoqëruar edhe një numër dëshmitarësh.
Njoftimi zyrtar për ngjarjen i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Më datë 27.05.2015, në orën 19:20, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka marrë njoftim se në vendin e quajtur ,Bulevardi Zogu I¬rë ,përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës kishte ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve.
Nga hetimet e para hetimore ka rezultuar se dy grupe me preçedent të mëparshëm penal kanë pasur shkëmbim zjarri mes tyre. Me konkretisht :
Shtetasi Mentor Lufi (Doçi) së bashku me shtetasin Gerti Goxhaj kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres.
Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMË me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.
Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi ,konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi. Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen ,në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilet kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të dy shtetasve që udhetonin në mjetin tip tip BMË me targa AA 001IK.
Në këtë moment menjehere janë kundërpërgjigjur me armëzjarri dy nipat e M.Lufit (Doçi) duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore LETTICIA ,I cili ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit .
Ndërkohë shtetasi Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij .
Kjo ngjarje ka ndodhur në një fragment kohe shumë të shkurtër dhe punonjesit e policisë në kohe record kanë mberritur në vendngjarje për tre minuta. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta ka bërë të mundur neutralizimin e të dy autoreve të dyshuar, ku shtetasi Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte kryer krimin e rëndë .
Disa metra me tej ,në një hotel në afersi të vendgjarjes u ndalua autori i dytë i dyshuar shtetasi Italian ,i cili kishte demtimë në trup dhe i gjakosur në fytyrë. Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan dy automjete .
Një automjet tip BMW me targa AA 001IK , mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE si dhe dy arme zjarri tip pistolet. Vikimat dhe autorët e kësaj përplasje me armë ,kanë qenë të evidentuar më parë nga Policia si persona me preçedentë kriminalë në fushën e Trafikut ndërkombëtar të Lëndëve narkotike , armbajtës pa leje etj.
Në Drejtorinë e Policisë Tiranë aktualisht janë të shoqëruar 3 shtetas , dy nipërit e Mentor Lufit dhe shtetasi Italian, ku vijonë veprimet proceduriale dhe hetimore nga Specisliatët e Sektorit Kundër Krtmeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nën kryesimin e Prokurorit.
KOHA JONË SONDAZH

