Luftë para dhe brenda godinës së Kuvendit. Mazhoranca merret sërish me Kodin e Hekurudhës
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, por jo si zakonisht, pasi deputetëve u kanë zënë ‘pritë” prej 12 orësh tek dera e parlamentit protestuesit që kundërshtojnë ligjin për importin e plehrave.
Megjithatë, në rendin e ditës së Kuvendit as sot nuk është programuar, votimi i dekretit të Presidentit Nishani që ia ktheu mbrapsht Kuvendit, ligjin për menxhimin e integruar të mbetjejeve.
Po ashtu, si për ironi të protestuesve, në rendin e ditës është futur sërish Kodi i Hekurudhës, në një kohë kur Shqipëria nuk ka fare hekurudhë dhe ky projekligj u bë objekt talljeje dhe ironie nga disa deputetë, seancën e kaluar parlamentare. Por pavaresisht argumentave, javen e kaluar drafti nuk u miratua pasi mazhoranca nuk i beri dot 84 votat per te miratuar nismen e ministrise se Transporteve.
Por pervec situates jashte godines, beteja me mazhoranca do te vijoje edhe nga opozita, e cila kete te enjte numeron dy deputete te perjashtuar gjate dy diteve te fundit nga mazhoranca ne Byrone e Kuvendit.
Behet fjale per perjashtimin e kreut te grupit parlamentar Edi Paloka dhe ate te nenkryetarit te Komisionit te Sigurise Flamur Noka. Por debatet pritet te vijojne aty ku u nderprene mbremjen e djeshme ne mbledhjen e Komisionit Hetimor per CEZ, pas perplasjes se ashper mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te ketij komisioni Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

