Kryemadhi pas takimit me Bashën: Vendimi politik në orën 12:00. Shqiptarët të mos njohin postblloqet e policisë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha se vendimi politik i opozitës do të bëhet publik dy orë më vonë.

Sipas saj, lufta është hapur, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të mos njohin postblloqet e policisë.

Kryemadhi për gazetarët:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Mesazhi që këtu është për qytetarët shqiptarë të mos njohin shtetin e Edi Ramës, mos të njohin postblloqet e Edi Ramës sepse paratë e tyre po i përdor për dhunë. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë një orë më parë gratë dhe vajzat. Të lirojë artistët. (bie këmbana kur po fliste live) Kjo këmbënë ndihmoftë shqiptarët dhe qetësoftë shpirtin e Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit por gjuhën e Edi Ramës. Thirrja jonë është që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, shtetin e Edi Ramës.

U bëj thirrje shqiptarëve që jetët dhe fëmijët e tyre të mos ua lënë në dorë një grupi kriminal. Luftën e hapëm. I bëj edhe një herë thirrje shqiptarëve mos njihni gjobat e Edi Ramës, vendimet e Edi Ramës. Ju mbylli në shtëpi dhe ju ka sjell faturat e energjisë elektrike dyfishin e asaj që shpenzoni. Tani Rama do përballet me revoltën popullore. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?