Luigi Soreca: 50 ekipe të BE do të monitorojnë qendrat e votimit dhe procesin e numërimit!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim online, me krerët e misionit të OSBE/ ODIHR në Shqipëri, për të folur për përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca, njofton se rreth 50 ekipe të BE do të monitorojnë zgjedhjet, ku do të jenë të pranishëm në qendrat e votimit dhe në procesin e numërimit.

“U takuan sërish sot krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri për të përfunduar përgatitjet për zgjedhjet e së Dielës më 25 Prill. Trupi diplomatik i BE do të vendosë 50 ekipe vëzhguese në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të qëndrojnë aty gjatë procedurave të votimit dhe numërimit, në mbështetje të OSCE/ODIHR”, shkruan Soreca.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?