Lulzim Basha: Është bërë progres. Ka mbetur vetëm një çështje (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë nga selia e PD deklaroi se “ka mbetur vetëm një çështje pa u zgjidhur” për reformën zgjedhore.

Ai deklaroi se është bërë progres për çështje që kanë të bëjnë më administrimin e zgjedhjeve. “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”,-tha Basha.

Deklarata e Bashës vjen pas qëndrimit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila deklaroi se palët kishin arritur një marrëveshje. “E përgëzoj  partinë në pushtet për atë që kanë bërë. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosë Shqipërinë drejt anëtarësimit. Përmban hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR por. Ka ardhur koha për PD, mikun tim Luli Basha që të balancojnë të gjithë faktorët e të thonë po për popullin shqiptar e Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij e ardhmja është në dorën e tij”, tha Yuri Kim.

Kryetari i PD Lulzim Basha, deklaratë për mediat

SHKARKO APP