Lulzim Basha: Kujdes mos rrëmbeni dëshmitarin!

Me përfundimin e intervistës së dëshmitarit X, i cili e akuzon Agron Xhafaj si një person të lidhur me trafikun e drogës, lideri i demokratëve Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të hapur dhe të fortë për kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmri Xhafaj.

Basha ka kërcënuar Ramën e Xhafaj, se nëse i ndodh diçka dëshmitarit Albert Veliu, atëherë PD do të kundërpërgjigjet ashpër!

“E paralajmëroj sot Edi Ramën e Fatmir Xhafaj se për çdo hap që do të marrin për të rrëmbyer e vënë në presion Albert Veliun, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli. I paralajmëroj sot para gjithë shqiptarëve, larg duart nga presioni dhe terrori mafioz ndaj dëshmitari Veliu e familjes së tij.”-tha Basha. Dëshmitari tha se këtë dëshmi e bëj si hakmarrje ndaj Agron Xhafajt se nuk me solli cigare kur isha në burg në Itali.

 

SHKARKO APP