Lulzim Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

Kreu i PD, Lulzim Basha. ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar yll polar për të ardhmen e Kosovës.

Basha shkruan se Rugova mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.
Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i…

Swiss Digital Mobile Reklama

Posted by Lulzim Basha on Saturday, January 23, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?