Lulzim Basha: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, hap i rëndësishëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Pas 11 ditësh tension, Prishtina e Beogradi zyrtar arritën një pakt për çështjen e reciprocitetit të targave.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shprehet Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?