Lulzim Basha prezanton moton e 18 dhjetorit dhe mbledh kryetarët e 71 degëve të PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar sot mbledhjen në selinë blu të 71 krerëve të degëve të PD-së në të gjithë Shqipërinë.
Burime nga PD bëjnë të ditur se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 16:00. Sipas burimeve nga selia blu mësohet se: “Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 Dhjetor. Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave te Kryesisë se PD”.
Burimet theksojnë se Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.