Lulzim Basha: Të ulim me 30 % taksën e pronës
Qeveria e majtë po rrit ndjeshëm taksat ndaj popullsisë. Biznesi po falimenton. Burgjet po shtohen. Kryetarët e Bashkive të djathta dhe këshilltarët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiakë në mbarë vendin një kërkesë për uljen me 30 % të taksës së pronës. Disa ditë më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha, lëshoi një apel publik për të gjitha bashkitë që ta ulnin taksën. I pari që iu përgjigj këtij apeli ishte Vangjush Dako në Durrës, ndonëse ai tha se ky ishte një premtim elektoral i bërë prej tij. Sipas PD, taksa mbi pronën u rrit deri katërfish në dy vitet e fundit duke rënduar barrën e taksave që paguajnë veçanërisht bizneset e vogla të cilat ndodhen në kushtet e mbijetesës. PD pretendon se ulja me 30 % e taksës do të ndikojë direkt në buxhetin e bizneseve dhe familjeve të tyre. Basha ka premtuar se me ardhjen në pushtet taksa mbi pronën do të shkojë në nivelet që ka qënë para vitit 2007.
KOHA JONË SONDAZH

