Lum me gjoba, Tabaku: Të mbrohen të dhënat biometrike të shqiptarëve
Komisioni i Çështjeve Europiane po debaton mbi propozimin ligjor të qeverisë për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjatë diskutimeve, deputetja e PD-së dhe kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku ka ngritur një sërë shqetësimesh të lidhura me abuzimin e të dhënave personale dhe sanksionet e propozuara në projektligj.
Tabaku vuri në dukje precedentët e vitit 2021, ku të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën nga Partia Socailiste për qëllime elektorale. Ajo kërkoi garanci që projektligji i ri të përmbajë mekanizma të fortë mbrojtjeje, për të parandaluar që të dhënat e qytetarëve të mos bien në duar të gabuara.
”Ne kemi nevojë për ligje që zbatohen, jo vetëm për ligje në letër”,-theksoi Tabaku, duke kërkuar zgjidhje konkrete për të mbrojtur të dhënat biometrike dhe ato të qytetarëve, veçanërisht të diasporës. Kryetarja e Komisionit ngriti shqetësimin në lidhje me abuzimin me të dhwnat që keqpërdoren nga Partia Socialiste. Tabaku vuri në dukje faktin që PS në 2021 ka keqpërdorur të dhwnat personale për të cilat është shprehur dhe GJEDNJ.
”A mund të na garantoni se do të jemi më të mbrojtur në lidhje me të dhënat tona personale? A do të jemi të rrezikuar nga përdorimi i të dhënave personale nga Partia Socailiste, ashtu siç ndodhi në 2021, dhe për të cilën kemi një vendim të Gjykatës së Strasburgut? A ka ndonjë garanci që të dhënat tona biometrike, të cilat u morën nga palë të treta, por që nuk rrjedhën në publik, do të jenë të mbrojtura? Çfarë masash konkrete do të merren?”,-u shpreh Tabaku.