
Kryeministri Rama ka publikuar disa pamje nga Lumi i Gashit, i cili është shpallur një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Lumi i Gashit, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO që bashkon bukuritë e rralla të natyrës me turistët e apasionuar pas aventurës të shoqëruar nga udhërrëfyesit profesionistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
