”Lumi i Shalës është i pisët”, Berisha poston videon e turistëve të huaj: Zero investime nga qeveria e hajdutit Rama

Sali Berisha përmes një video të dy blogerëve të huaj, denoncon situatën tek Lumi i Shalës dhe tek Liqeni i Komanit. Në video turistët shprehen se kur erdhën herën e parë në këtë zonë, gjithçka ishte mirë, por tani kur erdhën për herë të dytë, gjithçka është më ndryshe.

”Lumi i Shalës është i pisët”, dëgjohen të shprehen. Ndaj dhe Berisha akuzon që sipas tij, qeveria e Ramës ka zero investime në këtë zonë.

”Miq, kjo është gjendja e liqenit të Komanit dhe Lumit të Shalës dy prej destinacioneve turistike më të bukura të vendit. Zero investime nga qeveria e hajdutit Edi Rama! Krim i shëmtuar mjedisor dhe diskriminim racist prej pushtuesi”,-shkruan Berisha.

SHKARKO APP