Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar, fiton kauza e aktorit Leonardo DiCaprio. Lumi i fundit i egër në Europë

Pas një debati të gjatë dhe një kauze që përfshiu edhe aktorin Leonardo DiCaprio, Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. VKM është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave ndërsa Mirela Kumbaro tha se sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12 727 ha.

“Kemi sot vendimin që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë park kombëtar. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje 12 727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore që së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i egër i një lumi në Europë”, tha Kumbaro.

Qeveria shqiptare ka vendosur të përgatisë dosjen e kandidaturës për të regjistruar lumin e Vjosës si Rezervat Biosferik i UNESCO-s me qëllim mbrojtjen e biosferës të këtij thesari të jashtëzakonshëm kombëtar. Vjosa konsiderohet si lumi i fundit ende i egër në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?