Lumnimi i martirëve të klerik, Helidon Bushati: Do bajnë sikur janë pendue

Duke marrë shkas nga prania e pjesëtarëve të qeverisë në ceremoninë që po zhvillohet në Katedralen e Shkodrës për Lumturimin e martirëve të klerik katolik që u vranë nga regjimi komunist, deputeti demokrat Helidon Bushati se 38 martirët i përkasin të gjithëve pa dallim feje. Ndërkaq, Bushati ironizon duke perifrazuar një shprehje të At Zef Pllumbit: “Do bajnë sikur janë pendue”.

Ja komenti i plotë i deputetit shkodran të PD-së Helidon Bushati

“Do bajnë sikur janë pendue, por…..” Këto fjalë të fundit të At. Zef Pllumbit më vinë në mend sot …!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë ditë kur ndërgjegjia e një populli zgjohet për të kujtuar dhe nderuar 38 martirët të cilët nuk mbetet gjë tjetër përveccse t’i kujtojmë dhe t’u kërkojmë ndjesë, ndjesë për heshtjen vrastare të drejtësisë së të vërtetës përgjatë gjithë këtyre viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Shkodra nuk i ngjan mëngjeseve të zymta kur zemrat e shkodranëve dridheshin nga breshëritë e automatikëve që vinin nga zalli i Kirit, ku pushkatoheshin ata, “mëkatarët” e kohës së kuqe .

Sot Shkodra gëzon! Sot, 38 martirët na përkasin të gjithëve pa dallim feje, sepse u vranë dhe u masakruan për atdheun, të cilin e mbrojtën me veladon, me pendë dhe me gjak nga kuccedra e kuqe.

Lumnimi i tyne na përket të gjithëve.

Shpirti i tyne i ndritun bën drit edhe sot!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?