Lushi: S’ka qëndrueshmëri në Ballkan, pa u stabilizuar Kosova

Uk Lushi, ish-luftëtar i UÇK dhe analist i çështjeve të rajonit, ka folur për ”Mini-Shengenin”, ku theksoi se Kosova është epiqendra e Ballkanit dhe kjo është e kuptueshme nga veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ”Duhet të investohet më së shumti në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Beogradit, si çështja aktuale më e rëndësishme në rajon. Kosova është epiqendra e Ballkanit dhe pa u stabilizuar epiqendra, nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan”, për ”Ora News”.

Duke tgënë se Amerika ka caktuar dy emisarë specialë për Kosovën, ai shton se ”jjo vërteton që ajo është epiqendra , pasi në të kundërt do ishte vetëm një për Ballkanin, por në fakt janë dy dhe të dy për Kosovën. Hapi i parë është njohja e Kosovës nga Serbia. Duhet të kryhet ky hap në mënyrë që të vazhdojmë me hapat e tjerë me radhë. Vetë thelbi i Bashkimit Europian është që shtetet anëtare, ose ato që aspirojnë për të qënë anëtarë duhet të zgjidhin njëherë problemet që kanë mes njëra tjetrës e më pas të bëjnë pjesë në klubin e BE. Pra, çështja e Kosovës është çështja më e rëndësishme në Ballkan, si nga ana politike, ekonomike, gjeostragjike e në cdo aspekt tjetër”.

Ish-luftëtari i UÇK-së komenton samitin e mbajtur fundjavën e kaluar në kryeqytet. ”Çështja e ”Mini-Shengenit Ballkanik” është bërë qesharake pasi ky projekt po përdoret për PR (Public Relations), fatkeqësisht edhe nga Kryeministri ynë, Edi Rama. Substanca e këtij projekti nuk po shihet askund, ndërsa pjesa formale është kryer më përpara. Rajoni e ka marrëveshjen CEFTA, e cila kryen pak a shumë të njejtin funksion”.

Në fund, shtoi se “Ky është një projekt që po mundohet të na shitet nga Presidenti Zaev dhe dy kryeministrat Vucic dhe Rama. Janë krijuar dhe më parë Samite dhe projektë të tilla, të cilat kanë qënë më të rëndësishme dhe më fitimprurëse se sa ”Mini-Shengeni Ballkani”. Nyja Gordiane është Kosova, njohja e saj nga Serbia. Kjo është cështja në të cilën duhet të përqëndrohemi”.

SHKARKO APP