Lutfi Dervishi: ERTV simbol i gazetarisë profesioniste
Nga Lutfi Dervishi
Dita që një lajm “televiziv” të mos jetë më shumë se 1 minutë, dita kur sinkronet të mos jenë më shumë se 10-15 sekonda, dita kur lajme të jepet me “infografik”, dita kur pastrimi plazhit të jepet me 20 sekonda, dita kur pamjet e folësit të jepen “të mbuluara” me pamje që i shkojnë logjikës së fjalës, dita kur fjalitë janë të shkurtra dhe me rendin KKK (Kryefjalë, kallëzues, kundrinor) dita kur kryeministrin e sheh në një buletin lajmesh (me zë dhe figurë) jo më shumë se 30 sekonda, dita kur në 8 minuta jep 11 “lajme” më në fund erdhi. Ky është lajm i mirë.
Cili TV e arriti këtë?! Mbani frymën: sapo u transmetua buletin i parë i lajmeve në ERTV news!.
Edi Rama, nga shef i kryeredaktorëve, vetemërohet edhe kryeredaktor i ERTV