Macron anulon pjesëmarrjen në Samitin e së hënës në Tiranë, ja kur do të vijë

Mediat franceze shkruajnë se presidenti francez Emanuel Macron ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin e së hënës në Tiranë. Shkak mësohet se është një sulm në Francë një ditë më parë, ku dyshimet janë se ishte sulm terrorist, dhe situatës në Gaza.

Kryeministri francez e ka vënë vendin në gjendjen më të lartë të alarmit kundër terrorizmit pasi një sulmues goditi për vdekje një mësuese dhe plagosi rëndë dy të tjerë.

Dëshmitarët thonë se vrasësi me thikë bërtiti “Allahu Akbar”, ose “Zoti është më i madhi”, gjatë sulmit në një shkollë në Arras, Franca veriore. Macron do të vijë pasdite nesër në Shqipëri, plani ishte të vinte në mëngjes për të marrë pjesë në takim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?