Macron nga Tirana: I bindur që Trump do të reagojë përballë cinizmit të Putinit

Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet në Tiranë pë një vizitë zyrtare.
Emmanuel Macron: Kemi qenë krah Ukrainës që nga fillimi. Presidenti i ri amerikan erdhi në pushtet me angazhimin për të arritur paqen. Ai duhet të respektohet për këtë. SHBA bëri propozim për armëpushim, por ne u shprehëm se duhet paqe jo armëpushim.
Armëpushimi është një propozim amerikan që u pranua nga Zelensky edhe pse nën agresion. Prisnim përgjigjen e Rusisë, përgjigje që qartazi është: jo.
I kemi thënë Trump që duhet të bëjmë më shumë presion.
Putin tha që duhet të kishte një takim në Turqi por as kjo nuk ndodhi,.
Përballë cinizmit të Putinit, jam i sigurt që Trump do të reagojë, i shqetësuar për besueshmërinë e SHBA-ve. Sepse propozimi ishte i tyre.