Magjepsën botën, Yuri Kim takon vëllezërit Balla: Shqipëria ka talente (VIDEO)
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të mërkurë me vëllezërit Artan dhe Arnold Balla, të cilët magjepsën botën me performancën e tyre në “American Got Talent”. Yuri Kim shprehet sesi miliona njerëz kudo në botë, dhe ata në ambasadën amerikane do të bëjnë tifo për vëllezërit që t’u tregojnë të gjithëve se Shqipëria ka talente.
“Ishte kënaqësi të takohesha me vëllezërit Balla, të cilët kanë magjepsur botën me talentin e tyre! Artan dhe Arnold Balla erdhën në Ambasadën Amerikane sot për të marrë vizat e tyre, që të shkojnë në Hollywood dhe të konkurojnë në Amerika Ka Talent.
Ata më thanë se si ishin stërvitur qëkur ishin 14 vjeç, dhe se si askush nuk besonte tek ta në fillime. Por ata këmbëngulën dhe punuan fort, dhe sot janë shqiptarët e parë që interpretojnë në shfaqjen televizive më të famshme në botë.
Si miliona njerëz kudo në botë, të gjithë ne në Ambasadën Amerikane do bëjmë tifo për vëllezërit shqiptarë Balla kur ata të dalin në skenë dhe të tregojnë se Shqipëria Ka Talent! Suksese”,-shkruan Kim.