Majko, Klosi, Nikolla dhe Dhimitri kandidatët e PS për bashkinë e Tiranës

Partia Socialiste ka ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet lokale në Tiranë. Kryeministri Edi Rama mblodhi Asamblenë e PS për Tiranën, ku 11 njësitë e kryeqytetit propozuan 3 emra per garën për kreun e bashkisë së Tiranës nga rradhët e partisë, ndësa emri i katërt vjen si propozim i Shoqërisë Civile. PS ka propozuar si kandidatë për kreun e bashkisë së Tiranës, Pandeli Majkon, Blendi Klosin dhe Lindita Nikollën. Ndërkaq Albana Dhimitri u propozua nga Shoqëria Civile. Rama ka deklaruar se PS është e angazhuar për të fituar bindshëm garën në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?