Majko, nënës së kryeministrit: Edi ka ndryshuar

Deputeti socialist Pandeli Majko, ka rrëfyer një moment në sy të kryeministrit Edi Rama, lidhur pikërisht me nënën e tij Anetën, duke treguar se sa ka ndryshuar gjatë këtyre viteve kryetari aktual.

Kështu, teksa kanë prezantuar anëtarësimet e reja në njësinë numër 5 në kryeqytet, Majko i tha Ramës se kjo njësi nuk e mbështet si kryeministër, por si Ed dhe më tej vijoi me këtë rrëfim të shkurtër.

“Një ditë tek pija kafe me nënën e Edit, zonjën Aneta, e cila më pyeste se si po drejtonte dhe çfarë raportesh kishte me kolegët në parti, ajo më thotë: ‘Pandi, më thuaj nëse Edi bën ndonjë gabim në punë e sipër apo në marrëdhëniet me njerëzit’. Unë i thashë se që nga dita që ka ardhur në PS ka ndryshuar, nuk është më ai që ka qenë, u martua, u bë përsëri baba… Aneta e entuziazmuar më tha: ‘Ta dija që Edi do bëhej kaq i mirë, do ta fusja në Partinë Socialiste që 14 vjeç!’”, tregoi Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?