FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko poston foto me “Kallashnikov” para takimit Rama-Basha….

Vetëm një orë para takimit në Presidencë të kreut të qeverisë Edi Rama me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, deputeti socialist Pandeli Majko përmes një postimi në fb ka shkruar mbi pritshmëritë e tij nga kjo tryezë.

Majko thotë se kriza aktuale politike është ndër më të ultat që ka ndodhur në Shqipëri.

“Kriza politike që po ndodh aktualisht duket të jetë ndër më të ultat që ka ndodhur në Shqipëri. Ajo po shoqërohet nga shfaqje groteske të trimërisë si frikë dhe frikës si trimëri… Shpresoj në një marrëveshje “pa nder” se sa në një konflikt të “moralshëm”! Mirëmëngjes!” shkruan Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi Rama-Basha në Presidencë do të mbahet në orën 10:00./ORA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?