Majko: Sulmi ndaj ministres Nikolla, vandalizëm

Një nga figurat më të njohura të PS-së ndër vite, deputeti Pandeli Majko shprehu solidaritetin me ministren e Arsimit Lindita Nikolla pas incidentit që ajo pati me studentët kundër reformës së arsimit.

“Shpreh solidaritetin tim me kolegen dhe ministren e Arsimit, e cila pak më parë u bë pjesë e një gjesti, krejtësisht vandal.

Unë e kuptoj protestën dhe kundërshtimin dhe ne jemi këtu edhe për të bërë debat, por fyerjen publike nuk e kuptoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ti imponohesh shoqërisë përmes vandalitetit, prandaj e kemi quajtur piramida e vonesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse dikush në historinë tonë, i ka rënë tryezës dhe ka thënë do të bëhet si them, dhe kjo na ka sjellë tek kjo piramidë” tha deputeti socialist Pandeli Majko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?