Majlinda Bregu: Raporti i OSBE-së s’doli rastësisht, është bërë për t’u publikuar
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, thotë se raporti i OSBE-se ku flitet për korrupsionin dhe përfshirjen e politikanëve shqiptarë në krim, nuk ka dalë në publik rastësisht.
Duke folur në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Bregu shprehet se ky raport është bërë për t’u publikuar.
“Për mua, ky raport ishte hartuar për t’u bërë publik.
Për qëllimin, arsyet, gjuhën dhe pse thashethemet duhen institucionalizuar qoftë edhe për përdorim të brendshëm të OSBE, këto pastaj lëvizin në një sërë masash dhe shpjegimesh.
Por, e bindur jam që raporti qe bërë për t’u dëgjuar, pra për të rrjedhur.
Nuk ishte vetëm për përdorimin e brendshëm të institucionit.
Mendoj se e ka vënë në pozitë të vështirë OSBE-në, e cila ka deklaruar dy-tre herë se nuk është qëndrimi i saj zyrtar, por përsa kohë diskutimet e tavolinave u bënë pjesë e një raporti, do të thotë se një qëllim e ka”, shprehet deputetja demokrate.
KOHA JONË SONDAZH

