FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Makinat vrasin këmbësorët, dy viktima në pak orë dhe shkak mbetet shpejtësia

Shpejtësia vijon fatkeqësisht të marrë jetë në Shqipëri. Dy aksidente me pasojë vdekjen janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe Elbasan. Në kryeqytet ngjarja u regjistrua në rrugën “Misto Mame” në Kombinat.

Viktimë raportohet se ka mbetur një grua, e cila po lëvizte në këmbë. Dyshohet se ajo është përplasur nga dy automjete njëri pas tjetrit. Rrethana e aksidentit nuk dihen ende, por dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy automjetet.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë ka qëndruar në rrugë për disa minuta në pritje të autoambulancës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?