Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Ne e kemi në vëmendje natyrën

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për pastrimin nga bimësia ujore. Kjo ndërhyrje është bërë e mundur falë një projekti ndërkombëtar të fituar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha theksuan se mbërritja e ketij mjeti  eshte një hap të rëndësishëm drejt mirëmbajtjes së qëndrueshme të liqenit dhe vjen pas një sërë veprimesh të përbashkëta institucionale mes Bashkisë Shkodër, Policisë së Shtetit dhe ADZM-së, për pastrimin nga pinarët dhe ndaljen e paligjshmërisë në këtë pasuri natyrore.

“Është edhe kjo fryt i një bashkëpunimi shumë të mirë që patëm me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura. Besoj që është në atë kuadër që Bashkia e Shkodrës ka në vëmendje liqenin, që ka për natyrën, dhe besoj. Është në kohën e duhur ardhja e kësaj makinerie. Unë e di që ndërhyrje të tilla mund t’i quani të vonuara. Në një sens, në kuadrin e të gjitha ndërhyrjeve që bëhen dhe të gjitha transformimeve për të kaluar në një standard dhe nivel tjetër, dhe infrastrukturës që ka jo vetëm liqeni, por gjithë bashkia”, tha Benet Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e institucioneve, me synimin për ta shndërruar në një pol zhvillimi turistik dhe ekonomik për qytetin dhe gjithë rajonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?