Mal Berisha: Largimi masiv i shqiptarëve, një nga plagët më të rënda. Nuk u japin shansin të rinjëve
“Largimi masiv i shqiptarëve është një nga plagët më të rënda që përkon në histori me shekullin XV pas rënies së rezistencës otomane”, thotë ish-ambasadori shqiptar në Londër Mal Berisha, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisjes, opozitës, por edhe ndaj ndërkombëtarëve.
Pavarësisht kësaj ai vlerëson rolin që ka marrë shqiptaria në rajon. Sipas ish-diplomatit njerëzit largohen se nuk kanë shpresë dhe drejtësi në vend.
“Nuk u jep shansin të rinjve të mirëarsmohen, bizneset, tenderat mundësitë nuk janë të barabarta, klima e biznesit nuk e favorizon të bërit biznes, por shqiptarët duhet të gjejnë veten këtu dhe shumë nuk e gjejnë. Shqipëria nuk është në drejtimin e duhur”.
Kritik për largimin e profesionistëve dhe shtresës së mesme është Mal Berisha edhe ndaj ndërkombëtarëve, përpos qeverisjes së keqe dhe opozitës së dobët. Detyrën e diplomatit ai e shikon si shenjë të atdhedashurisë dhe sakrificës për vendin.