Mal Berisha: Vrasja e të riut dhe futja e armës në shtëpinë e tij është zakon serb
Mal Berisha, ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme për Klodian Rashën nga shoqëria civile.
Berisha shkruan se vrasja e të riut 25-vjeçar nga ana e policisë së Ramës dhe Lleshajt dhe më pas futja e armës në shtëpinë e viktimë është një zakon serb anti-Shqiptar i përdorur nga Millosheviçi dhe Aleksandër Vuçiç.
Diplomati Berisha thotë se historia u përsëri pas 30-vjetorit të Ditës së Rinisë, ku u rrëzua diktatura komuniste, dhe shton se duhet forcë pasi puna ende nuk ka përfunduar.
Postimi i plotë i Mal Berishës:
Çdo durim ka një fund! Vrasja natën, si kjo që policia e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt i bëri Klodian Rashës dhe më pas futja e armëve në shtëpinë e të vrarit është një zakon serb anti – shqiptar i Nikolla Pashiqit – Çebruloviçit – Rankoviçit – Milosheviçit dhe Aleksandër Vuçiçit.
Sa mirë ua kanë mësuar dhe zbatuar zakonet anti – shqiptare pasardhësit e e Enverit, Vukmanoviç Tempos, Miladin Popovicit dhe mikut të ngushtë Aleksandër Vuçiç!
Historia përsërtitet sot në 30-vjetorin e Rinisë Demokratike që rrëzoi diktaturën! Forca djema! Puna ende nuk ka përfunduar!
Lexoni edhe…
- Loja e kryeministrit për të larguar Sandër Lleshin, synon Ballën ose Manjën si ministër
- Vrasja e të riut pse theu orën policore, ”BBC” jehonë protestës
- Në protestë me vajzën 5-vjeçare, djali ish-kryeministrit: Dua të ikë Lleshaj. Më thanë “do vijë shefi…”
- Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!
- Policia fillon arrestimet e të rinjve protestues, shpallet në kërkim edhe Stresi
- Numri i dy i qeverisë: Protesta e të rinjve ishte kriminale dhe dhunë e organizuar
- Dy fjalë për shoqatat dhe shoqërinë civile që hesht para një vrasje…
- Ish-ministri i Brendshëm: Gjaku i Klodian Rashës ka nevojë për shpagim moral