Mali i Zi e çon pagën minimale në 450 euro

Nga 1 janari 2022 paga minimale në Malin e Zi do të jetë 450 euro në vend të 250 eurove aktuale. Mali i Zi bën një ndryshim epokal duke dyfishuar thuajse pagën minimale.

Ndryshimet në Ligjin e Punës kaluan në Kuvend me 77 vota pro dhe 50 kundër.

Përveç rritjes së pagës minimale nga 1 janari, programi i Europës tashmë parashikon heqjen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, vendosjen e një pjese të pa tatueshme të pagës bruto prej 700 euro dhe taksimin progresiv të pagave mbi një mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?