Mali i Zi pranë ”Open Balkan”, Paskal Milo: Po e vë Kosovën në pozicion delikat

Orientimi i Malit të Zi drejt  ”Open Balkan”, sipas ish-ministrit të Jashtëm Paskal Milo, po e vë Kosovën në një pozicion paksa delikat. Për të është koha ajo që do të provojë nëse qëndrimi i kryeministrit Albin Kurtit në raport me nismën është ai i duhuri.

”Në nismën e ”Ballkanit të Hapur” po shkon edhe Dritan Abazoviç. Kosova mbetet jashtë kësaj nisme për arsye të dyshimeve që ka shfaqur që në krye të herës për misionin e kësaj nisme. Kosova vazhdon të ketë një qëndrim të vetin. Koha do ta provojë sa i saktë është qëndrimi i saj: është i mbështetur në argumente apo është qëndrim inatçor.

Nuk jam i bindur nëse kjo politikë do të mund të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv në arritjen e objektivave finale për integrimin e ndërsjellë. Fakti që edhe Mali i Zi u bashkua është një tregues që e lë qeverinë e Kosovës në një pozicion paksa delikat dhe kritik”,-thotë Milo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?