Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 09:01 Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola Vincent Kompany deklaron se Bayern Munich do të zbresë në fushë pa "artilerinë e rëndë" kundër Lille, teksa skuadrës i mungojnë 130 gola nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maliqi mesazh të fortë Ramës: Rilindja do shkrihet si akullore, lëri manovrat e ndyra se je i neveritur

Politikë E enjte, 1 Tetor 2020 11:07
Maliqi mesazh të fortë Ramës: Rilindja do shkrihet si akullore, lëri manovrat e ndyra se je i neveritur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti Lefter Maliqi i njohur për reagimet e forta, këtë herë thotë se kryeministri Edi Rama u tërhoq nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese, pas presionit të fortë të ndërkombëtarëve.

Mes të tjerash, ai i drejtohet Ramës duke i thënë se “nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të heqësh dorë nga manovrat e ndyra që të karakterizojnë, ti japësh fund mbledhjeve të dështuara të Këshillit Politik, dhe ti thuash ”transportuesit” që drafti i Opozitës së Bashkuar është e vetmja alternativë e ndershme dhe në shërbim të votuesit shqiptar”.

Nga ana tjetër, Maliqi nënvizon se kreu i qeverisë duhet të pranojë ekspertizën e OSBE/ODIHR sepse sido që të shkojë, për të PS-ja është e marrë fund. ”Çfarëdo manovre të bësh ti o Ramzi dhe ushtarët e tu, për interesa të pushtetit tënd personal, që ka 7 vite e gjysmë i lidhur me krimin e korrupsionin, humbjen e ke të garantuar”,-shkruan më tej deputeti në facebook.

Postimi i plotë

Rilindja do shkrihet si akullore, kaushi do i ngelet Ramziut! Pas presionit të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, Ramziu u tërhoq nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese, që kishte kërcënuar se do ti kalonte në seancën e sotme plenare, edhe pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar dhe asaj parlamentare. Por, dje, ‘transportuesi’ Damian Gjiknuri, paralajmëroi se konsensusi është i pamundur kur vjen puna te koalicionet parazgjedhore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pse qenka i pamundur o Gjiknur, mos jeni gjë zotër të gjithçkaje e meqë keni votat, bëni çfarë të doni? Megjithëse të kuptoj, sepse çdo gjë e ndershme dhe e drejtë, për ju ështtë e pamundur. Ju ka hyrë frika në palcë nga fitorja spektakolare e koalicionit të madh PD-LSI. Mirë nga koalicioni paskan frikë, po listat e hapura pse nuk i do Ramziu, pse luan në mënyrë mafioze edhe aty? I ka dëgjuar Ramziu mesazhet e përditshme të ambasadorëve në Tiranë, zyrtarëve në Bruksel etj, kur japin ultimatumin që mos të preket marrëveshja e 5 Qershorit? Dje, e përsëriti edhe ambasadori britanik në Tiranë, në të njëjtën linjë me kolegët Kim, Soreca etj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ramzi nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të heqësh dorë nga manovrat e ndyra që të karakterizojnë, ti japësh fund mbledhjeve të dështuara të Këshillit Politik, dhe ti thuash ‘transportuesit’ që drafti i Opozitës së Bashkuar është e vetmja alternativë e ndershme dhe në shërbim të votuesit shqiptar. Lexoje mirë letrën që të mbërriti sot nga Opozita e Bashkuar, është në të njëjtën linjë me Brukselin, që nëse shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, rrezikohen negociatat o Ramzi. Megjithëse ty kjo fjalë të ka ardhur në majë të hundës, se i ke hapur në Shqipëri, sa herë ti kanë mbyllur në Bruksel.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Prano ekspertizën e OSBE/ODIHR Ramzi, sepse sido që të shkojë, je i marrë fund. O i Pashpresë, që ke filluar edhe presionin e kapjes së votave, me metoda mafioze, duke nisur edhe me zhvendosjen e listave të zgjedhësve nga zonat e tyre; po e shtrydh ushtarin tënd Lleshaj, deri në pikën e fundit. Çfarëdo manovre të bësh ti o Ramzi dhe ushtarët e tu, për interesa të pushtetit tënd personal, që ka 7 vite e gjysmë i lidhur me krimin e korrupsionin, humbjen e ke të garantuar. Dije mirë se Rilindja jote do shkrihet si akullore, sigurisht që kaushi do të të mbetet ty. P.S Dhe mjaft postove tabela me shifra e statistika të vizatuara nga ushtarët e tu, për të treguar se sa mirë qeveris, se nuk ka më shqiptar që e beson këtë, i je neveritur deri në palcë.

Etiketat e lidhura

edi ramalefter maliqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola
Para 5 minutash

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
Para 7 minutash

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor
Para 27 minutash

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 1 ore

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.